“Kukulla Zoran Zaev dhe shefat e tij ndërkombëtarë janë në panik të madh, sepse Zaevi secilën ditë me mesazhe pikëlluese dhe me trika përpiqet t’i mashtrojë qytetarët të dalin në referendum që të mund ta falsifikojë”, thonë nga partia Maqedonia e Vetme.
Ata thonë se Zaevi dhe Qeveria i mashtrojnë qytetarët duke thënë se nëse nuk arrihet censusi ligjor, atëherë marrëveshja me Greqinë do të konsiderohet si e pranueshme.
“Gënjeshtra më e re e Qeverisë Kukull është se nëse bojkotohet referendumi, kjo do të konsiderohej si pranimin e marrëveshjes kapitulluese me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe për këtë shkak qytetarët duhet që të votojnë në referendum që të arrihet censusi ligjor i daljes së qytetarëve” thonë nga kjo parti.
Maqedonia e vetme ju bëri thirrje popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve që të mos mashtrohen nga këto gënjeshtra të Qeverisë në Shkup të cilës i vjen fundi.
“Me mos dalje dhe bojkotim të referendumit ndalohet projekti gjenocidial për ndryshimin e emrit dhe identitetit të popullit maqedonase, ndërsa Qeveria e Shkupit me politikat anti-maqedonase sillet në situatë që të turpërohen pranë gjeneratat e kaluara”, thuhet në fund të partisë Maqedonia e Vetme./Telegrafi/