Rusia eksporton pjesën më të madhe të naftës së saj në Evropë dhe Kinë, të cilat së bashku përbëjnë 90 përqind të totalit të eksporteve të vendit. Kjo e pengon Evropën të vendosë ndalesa të ngjashme për importet ruse si Shtetet e Bashkuara, duke reduktuar ashpërsinë e goditjes ekonomike të SHBA ndaj Moskës për naftën ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rusia është eksportuesi më i madh në botë i naftës në tregjet globale dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar pas Arabisë Saudite, duke eksportuar rreth 2.85 milionë fuçi në ditë nga deti dhe tubacionet, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Por ku është Maqedonia e Veriut në këtë treg dhe sa të fuqishëm jemi ne si vend për t’i bërë ballë sanksioneve kundër Rusisë, të cilat do të çonin në kundër sanksione ndaj vendit?
“Rreth 80 deri 90 përqind e derivateve të naftës në vend janë blerë nga Greqia dhe shpresojmë që furnizimi me derivatet e naftës të jetë i qëndrueshëm, megjithëse Greqia furnizohet pjesërisht nga nafta ruse. Nëse në Greqi do të kishte probleme në furnizimin me derivate të naftës, atëherë do të reflektohej edhe në vendin tonë, por tani për tani furnizimi është stabil”, thonë për “Fokus” nga Komisioni Rregullator për Energjetik.
Për sa i përket gazit natyror, Maqedonia siguron 100 përqind të nevojave të saj nga Rusia.
“Sasi të vogla për konsumatorët e lidhur me të ashtuquajturin gazsjellës virtual në Strumicë importohen nga Bullgaria. Përveç amvisërive në kryeqytet që janë të kyçura në rrjetin e ujësjellësit, edhe një pjesë e madhe e objekteve industriale që gjenden në TIDZ Shkup, por edhe në mbarë vendin përdorin gaz natyror. Në këtë pikë furnizimi me gaz natyror është i qëndrueshëm. Te-To dhe BEG punojnë me gaz natyror rus. Nëse ndalohet furnizimi me gazin natyror nga Rusia, nuk do të jetë e mundur funksionimi normal i Maqedonisë së Veriut”, sqarojnë nga KRRE./Telegrafi/