Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut optimiste për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Optimizëm pa kompromis në Qeveri për marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese dhe përmbajtje te diplomatët në pritje të raportit për progresin e vendit.

Eurokomisari për Zgjerim Johahens Hahn dje paralajmëroi se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën në raportet për progresin e vendit që do të publikohen më 29 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për dy javë do ta paraqesim raportin tonë vjetor ku definitivisht do të rekomandojmë hapjen e bisedimeve për të dyja vendet (Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë)”, deklaroi Hahn, për Radio Evropën e Lirë.

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dje shprehi bindjen se këtë vit vendi do të hyjë në fazën e dytë pas njëzet viteve, dhe do të fillojë negociata për inkuadrim në Bashkimin Evropian. Sipas tij nuk mund të gjendet vërejte për punën e Maqedonisë së Veriut lidhur me përmbushjen e kritereve , duke nënvizuar se dëmi do të jetë shumë më i madh të mos fillohen, se sa të fillohen negociata, madje edhe në rast të dilemave të brendshme dhe druajtjeve që i kanë në vendet anëtare.

“Punojmë me vendet anëtare, me të gjitha dilemat e tyre që i kanë në lidhje me zgjerimin. Ndërsa këto dilema nuk kanë të bëjnë me ne. Nuk mund të gjendet vërejtje për punën e Maqedonisë së Veriut lidhur me përmbushjen e kritereve. Po përpiqemi t’u sqarojmë se interesi për fillimin e këtij procesi është shumë më i madh, dhe dëmi është shumë më i madhe të mos fillohen, se sa të fillohen negociatat, madje edhe në rast të dilemave të brendshme dhe druajtjeve që i ka në vendet anëtare. Kështu që jam optimist dhe u bind se nuk do të lë gurë pa kthyer që të sigurojmë ky vend t’i fillojë negociatat këtë vit”, theksoi Osmani.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Shimon Shikonveski vel Sek, në takimin e djeshëm me gazetarët ndau optimizmin e tij në vlerësimin e Maqedonisë së Veriut se jashtëzakonisht mirë por ecë para në rrugën drejtë BE-së dhe shpreson se BE-ja do ta njoh këtë progres dhe do ta vlerësojë me datë për negociatat për anëtarësimi.

Edhe Austria e riafirmoi mbështetjen për fillimin e negociatave me BE-në. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili qëndroi për vizitë dyditore në Vjenë, nga zëvendëskryetari i Këshillit federal të Republikës së Austrisë Magnus Bruner, mori porosi të fuqishme se hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut në qershor të vitit 2019 do të dërgojë porosi të qartë dhe pozitive deri te të gjitha vendet inkuadruese në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori i Francës Christian Thimonier, megjithatë, dje në Prilep deklaroi se nuk mund të flasë për datë për negociata para se të publikohet Raporti i KEsë për vendin tonë nga fundi i majit që të bëjnë vlerësim nëse është zbatuar gjithçka që duhej në Republikën e Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në sferën e gjyqësisë dhe të shtetit ligjor./Telegrafi/

Exit mobile version