Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut nënshkroi Konventën e Singaporit për ndërmjetësim

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot e nënshkroi “Konventën e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që rrjedhin nga ndërmjetësimi”, e njohur si Konventa e Singaporit për ndërmjetësim.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, me nënshkrimin e kësaj konvente, Maqedonia e Veriut dërgon sinjal tek investitorët e huaj se po pranohen instrumentet ndërkombëtare dhe se garantohet siguri tek investimet e huaja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ceremonia e nënshkrimit të Konventës së Singaporit u organizua nga Ministria e Drejtësisë së Singaporit dhe Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare tregtare (UNCITRAL).

Konventa u miratuan me konsensus në Kuvendin e Përgjithshëm të KB-së më 20 dhjetor./Telegrafi/

Exit mobile version