Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në shërbimet sekrete

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi sot nënshkruan marrëveshje për njohje të përbashkët të shërbimeve të kualifikuara si sekrete apo të besueshme dhe të skemave për identifikimin elektronik.

Kontratën e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe ministri malazes i Administratës Publike Suzana Pribiloviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënshkrimi i kontratës nënkupton se dokumentet elektronike të lëshuara nga institucionet e Maqedonisë së Veriut siç janë Regjistri Qendror, Dogana, Drejtoria e Evidencës së Regjistrave të Numrave Amë dhe institucione të tjera do të njihen reciprokisht edhe në Malin e Zi.

E njëjta, do të vlejë edhe për dokumentet e lëshuar sipas rrugës elektronike në Malin e Zi.

“Në këtë mënyrë, qytetarëve nga të dy vendet do t’i tejkalojnë procedurat administrative dhe kohën e nevojshme për lëshimin e dokumenteve, theksoi Mançevski, duke shtuar se me nënshkrimin e marrëveshjes, të dy vendet si pjesë e procesit të Berlinit tregojnë se dëshirojnë dhe mund të punojnë së bashku, respektivisht se janë të gatshëm që t’i kalojnë barrierat midis shteteve në rajon./Telegrafi/

Exit mobile version