Telegrafi

Maqedonia e Veriut dhe Kosova së bashku do të punojnë në zhvillimin e digjitalizimit

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan mançevski dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërtimtarisë së Kosovës, Besim Beqaj sot realizuan takim pune, ku kanë biseduar për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta nga fusha e zhvillimit të shoqërisë informatike, inovacioneve dhe ndërmarrësisë.

“Temat për të cilat biseduan janë zhvillimi i bashkëpunimit tonë rajonal para se gjithash në pjesën e aspekteve konkrete të cilat do të ndikojnë në jetën e qytetarëve. Atë që të gjithë e dini se është se kemi përparim serioz dhe plan konkret për heqjen e çmimeve për roaming mes qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe drejt BE-së përfundimisht në vitin 2021”, ka thënë Mançevski, njofton MShIA.

Siç ceku ai, MShIA e pranoi nisëmen e ministrit Beqaj për formimin e mjegullës rajonale (cloude) për vendet e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë ku mund të bëhet hulumtim dhe zhvillimin dhe një lloj bashkëpunimi mes qendrave teknologjike shkencore dhe parqet në nivel rajonal, njofton Telegrafi Maqedoni.

Beqaj ka njoftuar për takimin e fundit me Eurokomisaren për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri Maria Gabriel, ku është biseduar për fondet e hapura evropiane të cilat Maqedonia e Veriut dhe Kosova mund t’i shfrytëzojnë.

Në mbledhjen e punës është folur edhe për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e zhvillimit të qyteteve të mençura dhe ishte përfunduar se të dy shtetet munden së bashku të formojnë treg të mirë për zhvillim të shkathtësive digjitale, ngritjen e konkurrencës dhe shfrytëzimin e resurseve njerëzore./Telegrafi/