Telegrafi

Maqedonia e treta sipas projekteve grinfildit për banor në Evropën Lindore

Revista e renomuar globale site selection e rangon Maqedoninë në vendin e tretë sipas projekteve greenfield për kokë banori dhe në vendin e shtatë sipas projekteve greengfield në Evropën Lindore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Site selection ka bërë analizë në bazë të destinacioneve më konkurruese për tërheqjen e investimeve greenfield për vitin e kaluar në bazë të numrit të kompanive të cilat i kanë filluar projektet e tyre dhe Maqedonisë është ranguar në Evropën Lindore në vendin e shtatë sipas numrit të projekteve greenfield, ndërsa sipas numrit të projekteve greenfield për kokë banori e ka marrë vendin e tretë. Kjo do të thotë se vetëm Çekia dhe Hungaria janë para Maqedonisë sipas numrit të projekteve greenfield për kokë banori’ deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Viktor Mizo. /Telegrafi/