Site icon Telegrafi

Maqedonia e njohur për stoli tradicionale të filigranit

Shkupi dhe Maqedonia sërish u bënë të njohur për traditën e tyre për përpunimin e stolive nga filigrani që është gërshetim i të vjetrës, tradicionales me atë bashkëkohore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Arritëm ta kthejmë këtë zeje me të gjithë shkëlqimin e saj. Mbi 100 pjesëmarrës kaluan trajnimin në punëtorinë e re, moderne për filigran, dhe shumë prej tyre kanë hapur bizneset e tyre ku produktet e tyre janë shitur në mbarë botën.Manifestimi ka 11 ekspozues dhe do të zgjasë deri të dielën (nesër). Vizitorët mund të blejnë stoli unikale të ndryshme të punuara me dorë, vathë, karfica, varëse, byzylykë…por edhe të shohin drejtpërdrejtë si punohet filigrani.

Manifestimi ‘Ditët e stolive nga filigrani’ është me tendencë të shndërrohet në traditë. Qëllimi është jetësimi i vlerave kulturore tradicionale dhe brendimi i stolive nga filigrani për të cilën është e njohur Maqedonia. /Telegrafi/

Exit mobile version