Telegrafi

Maqedonia duhet të sigurojë standarde të larta për mjedisin jetësor

Shkëmbimi i përvojave me vendet anëtare të BE-së është hapi i parë për përmirësimin e gjendjes me menaxhimin e duhur të hedhurinave të forta dhe për plotësimin afatgjatë të direktivave të BE-së për menaxhimin me bërllokun e fortë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha nga zv. ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Stevo TEmelkovski.

Mauro Di Veroli, udhëheqës i departamentit për punë operative në ambasadën e BE-së në Shkup, tha se Maqedonia duhet patjetër të sigurojë më shumë standarde në më shumë sfera, ndër të cilat edhe në atë të mjedisit jetësor.

Sipas tij, njëri nga elementet kyç është edhe menaxhimi me mbetjet./Telegrafi/