Telegrafi

Maqedonia duhet të pres për hapjen e bisedimeve me BE-në (Dokument)

Maqedonia mori raport të pastër për rekomandim për bisedime me BE-në por në dokumentet e siguruara nga Makfax shihet se kanë ndryshuar gjërat për vendin tonë, por edhe për Shqipërinë, që gjithashtu pati datë raport të pastër nga Komisioni Evropian.

Sipas dokumenteve, Maqedonia merr një përgjigje të vrazhdë dhe rrezikon seriozisht fillimin e negociatave për në BE, pasi kanë dështuar në tre hapa:
Sistemi juridik duhet ende shumë kohë për të ndryshuar sjelljen dhe të ”shërohet” nga ndikimi politik. Reformat janë të dobëta përballë nevojave për ndryshim, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Administrata publike në Maqedoni është tejet e ndikuar nga ndikimet politike, gjë që e bën të rëndë marrjen e datës pasi është një ndër kushtet kyçe të BE-së dhe KE-së. ”Depolitizimi dhe instalimi i meritokracisë në Administratën publike në Maqedoni” është një gjë patjetër që duhet t’a arrijë vendi.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit. Korrupsioni është i dukshëm në disa fusha të funksionimit të shtetit ndërsa institucionet nuk kanë kapacitet për të luftuar këto dukuri pasi janë të ndikuar nga dora e politikës.t

Për fund, Komisioni Evropian vlerëson ”Kushtet për të filluar negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë, NUK JANë PLOTËSUAR”. /Telegrafi/