Site icon Telegrafi

Maqedonia dhe Serbia me forca plotësuese policore dhe ushtarake në kufi

Maqedonia do ta përforcojë kontrollin kufitar me forca plotësuese ushtarake dhe policore, ka vendosur Grupi për vlerësim, si masë parandaluese, pas shqyrtimit të situatës me emigrimin ilegal. Nga burime ushtarake zbulohet se pas mbylljes së shtegut të Ballkanit perëndimor, në ditë ka rreth 300 përpjekje për kalim të kufirit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Personat që ia dalin ta kalojnë kufirin e Maqedonisë, më pastaj vazhdojnë drejt Serbisë. Në të njëjtën kohë nga Bullgaria rreth 100 emigrantë në ditë përpiqen të kalojnë në Serbi.

Me qëllim të parandalimit të kalimeve ilegale të emigrantëve në kufirin me Bullgarinë dhe Maqedoninë, përveç dënimeve më të ashpra për tregtarët me njerëz, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim të formohen ekipe të përbashkëta ushtarake dhe policore të cilët do të shpërndahen në kufijtë midis shteteve.

Nga deklaratat e zyrtarëve serb, lihet të nënkuptohet se për momentin ata nuk planifikojnë të ngrenë një gardh mbrojtës.

Gjendja e krizës në kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë, e cila fillimisht vlente deri në qershor është vazhduar deri në fund të vitit./Telegrafi/

 

Exit mobile version