Nënkryetari i SHBA-ve, Mike Pence, më 2 gusht do ta vizitojë Podgoricën, ku do të mer pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare dhe mbikëqyarëse të Kartës së Adriatikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë radhë, kryesuese e takimit është Maqedonia, që së bashku me Malin e Zi, janë nikoqir të takimit. Pjesë e kartës janë edhe Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, kurse Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë statusin e mbikëqyrësit.
Ky grup u formua në vitin 2003 nga SHBA-të dhe ka për qëllim të bashkërendojë aktivitetet për mbështetje të vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO./Telegrafi/