Site icon Telegrafi

Maqedonia dhe Kroacia do të nënshkruajnë marrëveshje për sigurimin e shoferëve

Zyra kombëtare për sigurimin e Republikës së Maqedonisë sot në Shkup do të nënshkruajë marrëveshje për mbrojtjen e vizitorëve me Zyrën kroate për sigurim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja do të mundësoj shoferëve të të dy shteteve në rast të aksidentit të komunikacionit të marrin informata dhe kompenzime më efikase për dëmin eventual të shkaktuar. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga drejtori i përgjithshëm i Zyrës kombëtare Trajçe Latinovski dhe i asaj kroate për sigurim Hrvoje Paukoviq.

Zyra kombëtare për sigurim e Maqedonisë deri më tani marrëveshje të tilla ka nënshkruar me Serbinë, Turqinë, Greqinë, Slloveninë, BeH, Zvicrën, Luksemburgun dhe Mali i Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version