Qeveria e Maqedonisë nënshkroi Memorandum mirëkuptimi për zbatimin e reformave në sektorin e sigurisë dhe shërbimeve të kundërzbulimit, për periudhën 2017-2020, me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratike ndaj Forcave të Armatosura (KDFA).
Me këtë rast, Zaev tha se bashkëpunimi është kyç për kthimin e besimit të qytetarëve në këto institucione të sigurisë, që në të kaluarën ishin të konsideruara si simbol i shtetit të kapur.
Thomas Gruber nga KDFA tha se ky moment është kulminacion i bisedave të gjata disamuajshe të afërta me Qeverinë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Për këto reforma, ndihmë ofroi SHBA-ja, ndërsa zbatohen sipas modelit të Gjermanisë, por parasegjithash sipas shembullit të Kroacisë./Telegrafi/
*Foto Ilustrim