Site icon Telegrafi

Maqedonia dhe Italia prej tani më lehtë do të ekstradojnë të dyshuarit për vepra penale

[ File # csp7522100, License # 1880833 ] Licensed through http://www.canstockphoto.com in accordance with the End User License Agreement (http://www.canstockphoto.com/legal.php) (c) Can Stock Photo Inc. / gajdamak

Maqedonia dhe Italia prej tani më lehtë do të ekstradojnë të dyshuarit për vepra penale, kështu thuhet në marrëveshjet e shkruara nga ministrat Valdet Xhaferi dhe Andrea Orlando nga Italia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto marrëveshje të nëshkrurara nga Xhaferi dhe Orlando janë përditësim i marrëveshjeve në mes Italisë dhe Maqedonisë të nënshkruara në vitin 1959 në mes dy shteteve.

”Ekstradimi i personave me vepra penale në mes dy shteteve do të bëhet më lehtë ndërsa marrëveshja parasheh edhe lehtësime tjera burokratike mes dy vendeve. Gjithashtu kemi nënshkruar edhe dy marrëveshje tjera ku mbi të gjitha fokusohemi mbi veprat penale në sektore të ndryshme”, tha Valdet Xhaferi, ministër i Drejtësë në Maqedoni.

”Bashkëpunimi me Maqedoninë ka qenë i frytshëm por me këto dy marrëveshje ne forcojmë lidhjen tonë kundër krimit” tha mes tjerash Andrea Orlando, ministër i Drejtësisë në Itali./Telegrafi/

Exit mobile version