Përmes një ahengu protokollar, Maqedonia dhe Holanda shënuan 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në nderim të ngjyrës kombëtare holandeze.
Me këtër rast, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ambasadori holandez, Wouter Plomp, i vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si shumë të mira dhe të qëndrueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për të dy përfaqësuesit e shteteve, në marrëdhëniet dypalëshe nuk ka asnjë çështje të hapur.
Përndryshe, Holanda është njëra nga dhuruesit më të mëdhenj nga vendet anëtare të BE-së, një partnere tradicionale dhe mbështetëse parimore e angazhimeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATo dhe BE.
Holanda është edhe investuesi i parë në Maqedoni dhe partnere e rëndësishme tregtare./Telegrafi/