Bullgaria dhe Maqedonia do të punojnë që të forcojnë dhe zhvillojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e vetëqeverisjes lokale, bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit territorial, sipas një projekt-memorandumi të miratuar nga qeveria e Bullgarisë.
Dy vendet do të ndajnë përvojat në legjislaturë, politikë, planifikime strategjike, decentralizim dhe përfshirjen e qytetarëve në vetëqeverisjen lokale.
Ata do të promovojnë partneritet në nivel lokal, kombëtar dhe do të mbështesin trajnimet, seminaret, grupet e ekspertëve dhe vizitat studimore në fushat e bashkëpunimit./Telegrafi/