Përfaqësues të Qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në kuadër të seancës së sotme të përbashkët në Strumicë nënshkruan disa marrëveshje për bashkëpunim në shumë sfera.
Ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Radmilla Sheqerinska dhe Krasimir Karakaçanov nënshkruan protokoll për bashkëpunim në trajnimet e zbatuara për pjesëtarët e ARM-së në shkollat ushtarake në Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protokolli parasheh trajnim praktik të ekuipazheve të tankeve në Bullgari, si dhe masa të tjera konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje.
Maqedonia dhe Bullgaria sot me memorandum e zyrtarizuan edhe paralajmërimin për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming në shërbimet e telekomunikimit.
Memorandumin e nënshkruan ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri bullgar i Transportit dhe Teknologjive informatike, Ivajlo Moskovski gjatë seancës së sotme të përbashkët të qeverive të dy shteteve që u mbajt në Strumicë, në prani të kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Ministrja bullgare e Turizmit, Nikolina Angelova dhe zëvendësministri i Maqedonisë i Ekonomisë Kire Naumov, nënshkroi Marrëveshje për bashkëpunim në turizëm.
Në Strumicë janë nënshkruar edhe marrëveshje për bashkëpunim me sektorin energjetik.
Me to parashihet nga fillimi i vitit 2018 vendosja e tregut të përbashkët për sistemimin e kapaciteteve përçuese midis operatorëve elektroenergjetik të të dyja vendeve.
Ndërsa, Agjencitë për Kadastër të të dyja vendeve, nënshkruan marrëveshje për këmbimin e materialeve kartografike dhe gjeodezike dhe informacioneve./Telegrafi/