Site icon Telegrafi

Maqedonia dëbon një diplomat të Rusisë!

Pas iniciativës së vendeve anëtare të NATO-s në botë për të dëbuar diplomatë të Rusisë nga përfaqësitë diplomatike, edhe Maqedonia është bashkangjitur kësaj iniciative dhe ka Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vendosur që të dëbojë diplomatët rus nga vendi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”MPJ është në komunikim të ngushtë me bashkëpunëtorët tanë në BE dhe NATO dhe në solidarizim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, dhe ka vendosur që të largojë nga vendi një diplomat rus nga Maqedonia, shkaku i i incidentit me agjentin Skripal” thonë nga MPJ.

Arsye për këtë sipas MPJ-së është përdorimi i armëve nukleare, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Përndryshe, këto ditë, nga 14 shtete janë larguar gjithësejt 30 diplomatë rus. /Telegrafi/

Exit mobile version