Gazeta Lajm bën të ditur se autoritetet kufitare maqedonase të dielën në vendkalimin Tabanoc, e kanë arrestuar 55 vjeçarin Veljko Dujanoviq, shtetas i Serbisë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga zyra e Interpolit në Zagreb, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dujanoviq kërkohet nga organet kroate për krime të kryera gjatë luftës serbo-kroate në rajonin Daruvar.
Ai akuzohet se në vitin 1991, si pjesëtar i një njësiti paramilitar (burimet tona policore thonë se ka qenë ushtar i njësitit “Tigrat” të kriminelit Zheljko Razhnjatoviq-Arkan) disa civilë kroatë, i ka dërguar në drejtim të panjohur dhe i ka vrarë.
Sipas fletarrestit të lëshuar, Dujanoviq ka jetuar në Kroaci deri në vitin 1996, kur ka ikur nga ky shtet bashkë me bashkëshorten dhe nënën e saj. Pas arrestimit në Tabanoc, ai është dërguar në burgun hetues në Shkup./Telegrafi/