Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë diskutimin për propozim-ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit. Anëtarët e Komisionit në ditën e katër të debatit do të diskutojnë në rebalancin e buxhetit.
Në Kuvend sot gjithashtu seanca do të mbajnë Komisioni për kulturë dhe Komisioni për punë dhe politikë sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite në Komisionin për kulturë është propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për mallrave audiovizuale, në lexim të dytë, si dhe raporti i grupit të punës të Komisionit për vizitë të institucioneve nga fusha e kulturës.
Komisioni për punë dhe politikë sociale do të diskutojë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, në lexim të dytë./Telegrafi/