Nga 1 Janari i vitit 2018 një pjesë e qytetarëve do të paguajnë ujin më shtrenjtë. Faturat e tyre priten te rriten por nuk do të shtrenjtohen më shumë se 3%.
Siç u tha në brifingun për gazetarët nga Komisioni Rregullator Energjetik, ata vazhdojnë akoma me kalkulimet. Më 15 nëntor do të vendoset definitivisht sa mund të lëvizin çmimet, ndërsa këshillat komunal janë ata që do të vendosin dhe do të votojnë për tarifat e reja të ujit. Për momentin nga Komisioni Rregullator nuk zbuluan se cilat komuna do të paguajnë fatura më të shtrenjta të ujit dhe cilat më të lira.
Ajo që u tha sot në brifingun e gazetarëve është se mbetet e qartë se prej vitit të ardhshëm qytetarët saktësisht do të dinë se do të paguajnë për këtë shërbim dhe sa për shpenzimet tjera për ndërmarrjet komunale. Në faturë do të jenë të shënuara shpenzimet veçmas për çdo shërbim./Telegrafi/