Site icon Telegrafi

Maqedoni, u votua rebalanci i Buxhetit 2016

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot votuan rebalancin e buxhetit për vitin 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të seancës 111 me 55 vota ‘për’ dhe 23 ‘kundër’ e votuan rebalancin e Buxhetit 2016.

Për buxhetin nuk votuan deputetët nga opozita. Deputetët e LSDM dhe disa deputetë tjerë opozita thanë se nuk pajtohen me rebalancin e vazhduar, sepse sipas tyre, rebalanci përmban Euro-obligacionin i cil është emetuar jo-ligjërisht.

Rebalanci që u votua sot parasheh zvogëlimin e të hyrave në buxhetin e shtetit për 177.792 milion denarë. Deficiti është rishikuar ku prej 18.984 të 21.181 milionë denarë.

Në seancën e sotme në Kuvend janë edhe pikat për aprovimin e raportit vjetor për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 dhe themelimin e qendrës për testim. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Sot votohet rebalanci i buxhetit të Maqedonisë
Exit mobile version