Telegrafi

Maqedoni, treni për shuarjen e zjarreve në çdo moment është i gatshëm për të vepruar

Treni për të cilin është siguruar lokomotivë në çdo moment mund të shuajnë zjarret deri në 50 metra në të dyja anët e trasesë.

Stacioni i trenit në Veles nga 1 korriku deri më 15 tetor ka në funksion një tren për shuarjen e zjarreve me dy vagonë dhe katër rezervuare me 20 dhe 80 tonë ujë e cila përfshinë tërë hekurudhën në vend nga Velesi në Gjevgjeli, Kremenicë, Manastir, Koçan, Kërçovë dhe Tabanoc.

Treni për të cilin sigurohet lokomotivë në çdo moment mund të shuajnë zjarret deri në 50 metra në të dyja anët e trasesë.

Siç informojnë nga AIM, nga Stacioni Hekurudhor në Veles ky tren kundërzjarreve gjatë 20 viteve të fundit ka qenë një ndihmë e madhe për shumë njësi zjarrfikës të të gjitha qyteteve të vendit, si dhe popullatës lokale përgjatë hekurudhës./Telegrafi/