Site icon Telegrafi

Maqedoni, tetë nga dhjetë prindër përdorin metoda të dhunshme për edukimin e fëmijëve

“Tetë nga dhjetë prindër në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme për të disiplinuar fëmijët e tyre, pa dallim nëse bëhet fjalë për dhunë fizike ose psikologjike. Kjo ka ndikim të madh negativ në zhvillimin e tyre psikik, fizik, social dhe emocional.

Për këtë arsye në Maqedoni ka filluar fushata “Edhe prindëria mësohet”, e cila ka për qëllim ta ndryshojë këtë gjendje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, thotë se përmes çerdheve mund të ketë cilësi shtesë në arsimimin e fëmijëve, por edhe në edukimin e prindërve.

Ajo tha se nëse mësojmë prindërit të jenë të mirë dhe ndërgjegjshëm, drejtpërdrejt ndikohet në zhvillimin social, emocional dhe intelektual të çdo fëmije.

Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, tha se ky fenomen është problem në gjithë Evropën. Ai shtoi se tek fëmijët me nevoja të veçanta rezultatet tregojnë përdorim më të madh të dhunës në krahasim me fëmijët tjerë.

Përndryshe, kjo fushatë është pjesë e projektit rajonal të financuar nga BE dhe e mbështetur nga UNICEF./Telegrafi/

Exit mobile version