Për herë të dytë dështoi tentimi i opozitës për të mbajtur debat me pushtetin në Komisionin parlamentar të politikës së jashtme, në të cilën është vendosur pika për Përcaktimin e qëndrimit kombëtar për integrimet maqedonase në BE, përballë pozicioneve të Sofjes zyrtare të mbështetura në Memorandumin sqarues nga Republika e Bullgarisë, që paraqesin kërcënim për bllokadë të integrimeve evropiane dhe shkelje të së drejtës universale të vetëvendosjes.
“Dialogu mes Qeverisë dhe pushtetit ligjdhënës duhet të ndodhë në Kuvend. Neve na nevojitet dialog në teferixh. Së dyti, në Kuvend shumica parlamentare ka shumicën edhe në Komisioni e politikës së jashtme dhe nëse Qeveria vlerëson se biseda për marrëdhëniet maqedonaso-bullgare përmban informacione të caktuara të karakterit rreptësisht të besueshëm ose të karakterit të sekretit shtetëror, mund ta propozojnë këtë lirisht dhe jam i sigurt se sipas Rregullores do t’u plotësohet kërkesa, në fakt siç ishte rasti edhe në korrik të vitit 2017, kur bisedohej për propozim marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Prandaj është shumë e çuditshme që pushteti eviton që të jetë pjesë e debatit të Komisionit të politikës së jashtme ku deputetët e shumicës në pushtet kanë shumicë edhe në vetë Komisionin”, deklaroi Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit.
Paraprakisht, Milloshoski në profilin e tij në Facebook publikoi se Kuvendi në secilën anëtare të BE-së gjithmonë është vend për debat demokratik mes ministrave dhe deputetëve, për çështjet më të rëndësishme kombëtare. – Fatkeqësisht në Maqedoni ministrat ikin nga Kuvendi dhe deputetët, shkroi Milloshoski.