Agjencia e aviacionit civil (AAC) këtë vit do të harxhojë 3,2 milionë euro, tregon raporti financiar vjetor i cili sot është para deputetëve në Komisionin për transport, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pjesa më e madhe e kësaj shume, gjegjësisht 1,6 milionë euro do të harxhohen për paga dhe kompenzime për 69 të punësuarit që nënkupton rritje prej 7,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Llogaritjet tregojnë se mesatarisht çdo i punësuar në Agjencinë e aviacionit civil në muaj përfiton nga 1.900 euro, por sistematizimi i të punësuarve në këtë trup rregullator parasheh shuma të ndryshme të pagave për të punësuarit në varësi prej klasifikimit të punës që kryen.
Kjo rritje e pagave për të punësuarit në këtë agjenci arsyetohet me nevojën e punësimit të 9 personave tjerë për shkak të largimit masiv të kuadrit me kualifikim të lartë./Telegrafi/