Telegrafi

Maqedoni: Takimi i liderëve do të mbahet ditën e hënë

Takimi i liderëve i paralajmëruar për javën që vjen do të mbahet të hënën.

Nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë për “Alsat”, se pas komunikimit me përfaqësuesit e partive politike është planifikuar që takimi të mbahet në ditën e parë të javës që vjen, të hënën në orën 12.00.

Temë diskutimi do të jenë mbajtje eventuale e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.