Telegrafi

Maqedoni, sot shpallen shkrimet më të mira gazetareske

Këshilli për etikë në media në Maqedoni sot do t’i shpall fituesit e çmimeve për shkrimet më të mira të gazetarëve nga sfera e jetës shoqëroro-sociale me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e të drejtave të grupeve sociale të rrezikuara dhe të margjinalizuara të qytetarëve.

Ngjarja do të mbahet në Info qendrën e BE-së, ndërsa në të fjalim do të ketë edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimet do t’i kumtojë kryesuesi i jurisë, Bardhyl Zaimi./Telegrafi/