Site icon Telegrafi

Maqedoni, sot fillon diskutimi për rebalancin e buxhetit

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të fillojë debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2018. Për sot është caktuar seancë në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ku sipas Rregullores së Kuvendit debati duhet të zgjatë 10 ditë pune.

Qeveria e miratoi rebalancin e buxhetit më 13 tetor. Sipas propozimit të qeverisë me rebalancin e buxhetit do të ketë ulje të të ardhurave për 0.5 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i propozimit për këtë vit është të bëhen korrigjime në anën e shpenzimeve për të siguruar mbështetje financiare për komunat dhe për të forcuar Fondet e Sigurimeve Shëndetësore, Sigurimin Pensional dhe Invalidor dhe Agjencinë e Punësimit”, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski, duke arsyetuar propozimin e qeverisë.

Sipas tij, projeksioni për rritje të BPV-së është rishikuar për shkak të bllokadës për anëtarësim në NATO dhe BE dhe se paqartësia negative mund të ndikojë në ekonomi./Telegrafi/

Exit mobile version