Telegrafi

Maqedoni, si do të funksionojë Trupi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit?

Për shkak se nuk ka koordinim të mjaftueshëm mes institucioneve, Qeveria vendosi që tani është momenti i vërtetë për ta formuar trupin operativ që do të përpiqet të përshpejtojë luftën kundër krimit.

Me këtë trup, krerët e MPB-së, Ministrisë së Drejtësisë, Doganave, Policisë Financiare dhe Agjencia për Siguri Nacionale do të ulen në një tryezë do të marrin vendime të drejtpërdrejta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas profesorit të Fakultetit për Siguri, Nikolla Dujovski një gjë e tillë është dashur të bëhet më herët, dhe është për t’u përshëndetur që më në fund do të konsolidohen institucionet.

Dujovski është i mendimit se krimi në të gjitha qeveritë ka hyrë në çdo pore të shoqërisë duke kërcënuar sigurinë shtetërore.

Ende nuk duhet se kur do të jetë mbledhja e parë e këtij trupi, por nga Qeveria tashmë thanë se detyrë kryesore e këtij trupi do të jetë zbardhja e aferës ‘Haraçi’./Telegrafi/

Lexo po ashtu Qeveria e Maqedonisë formon ekip operativ për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit