Shkalla e rritjes të bruto prodhimit vendor (BPV) për tremujorin e tretë të këtij viti është 0,2 për qind, publikoi sot Entit Shtetëror për Statistika.
Në tremujorin e tretë të këtij viti rritje më e madhe prej 9,8 për qind është vërejtur në sektorët: tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave, transport dhe magazinim, te objektet për akomodim dhe aktivitete të shërbimeve, si dhe në bujqësi, pylltari, dhe peshkim për 3,8 për qind dhe veprimtari lidhur me pronë të patundshme prej 0,9 për qind.
Konsumi përfundimtar i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e tretë të këtij viti në mënyrë nominale rritet për pesë për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit bruto-vendor arrin 65,5 për qind.
Në periudhën e njejtë, thekson enti statistikor, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 9,8 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënon rritje në vlerë nominale prej 5 për qind./Telegrafi/