Telegrafi

Maqedoni, rritet numri i njerëzve për në Haxh

Ashtu si në vendet e tjera edhe në vendet e rajonit besimtarët muslimanë shprehin interesin e tyre për të kryer një ndër kushtet e Islamit, Haxhin. Janë me qindra pelegrinë nga Maqedonia, gjegjësisht 770 besimtarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Myftynia e Dibrës që përfshin Komunën e Dibrës, Qendrës Zhupë dhe Mavrovë Rostushe, ku nga kjo Komunë këtë vit në Haxh janë vetëm 17 besimtarë.

‘Për besimtarët që do të shkojnë në Haxh, në emër të të afërmive të tyre dhe prindërve të tyre bëjmë lutje për haxh. Të gjitha aktivitetet tjera janë realizuar, vaksinimi, vizat dhe më 2 shtator besimtarët do të shkojnë me airoplan për në Arabinë Saudite’, deklaroi Myftiniu i Dibrës haxhi Ramazan efendi Hasa.

Sipas Hasës, në Haxh nga Republika e Maqedonisë do të shkojnë 770 besimtarë. Udhëtimi i tyre është në organizim të Bashkësisë Fetare Islame. /Telegrafi/