Është rritur intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga LAMM informojnë se në kalimin kufitar në Bogorodicë, për shkak të frekuentimit të shtuar, pritjet janë të mundshme deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje nga shteti.
Komunikacioni në të gjitha drejtimet rrugore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të shenjave të vendosura në rrugë. Për shkak të temperaturave të larta rekomandojmë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje. /Telegrafi/