Site icon Telegrafi

Maqedoni, regjistrohen raste të reja me fruth

Javën e kaluar janë paraqitur 109 raste të reja me fruth në Institutin për Shëndet Publik. Nga personat e sëmurë thuajse gjysma (49) janë nga Shkupit dhe 89.9% prej tyre janë të pavaksinuar apo persona me status të panjohur vaksinal.

Numri i madh i personave me fruth që nga epidemia janë nga Shkupi. Nga 767 rastet e paraqitura, 521 janë paraqitur në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas vendbanimit, raste të fruthit janë regjistruar në 20 qytete të Maqedonisë së Veriut, prej tyre 521 nga Shkupi, 63 në Tetovë, 61 Kumanovë, 27 nga Struga, 18 janë Dibra dhe Gjevgjelia, 15 nga Gostivari, 12 nga Velesi, 11 nga Kërçova, 4 nga Koçani dhe Shtipi dhe në qytetet e mbetura nga një rast”, thonë nga IShP-ja.

Nga fillimi i epidemisë deri tani është rritur i personave të vaksinuar në moshë 14 vjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version