Telegrafi

Maqedoni, qytetarët mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në zyrat e Komitetit të Helsinkit

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë i njofton qytetarët së sot në zyra e komitetit do të hapet gjatë gjithë ditës me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve të  paraqesin ndonjë shkelje eventuale të votës.

Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët që mendojnë se e drejta e tyre e votës është shkelur ta paraqesin rastin në zyrën e komitetit që gjendet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr.83 në Shkup. Nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë në hapësirat e komitetit, rastin mund ta paraqesin nëpërmjet numrit të telefonit 02.3119-073, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krahas paraqitjes në mënyrë personale dhe telefonike mund të bëhet paraqitje nëpërmjet e-mailit në helkom@mhc.org.mk. Paraqitjet nëpërmjet e-mailit duhet të përmbajnë arsyetim të shkurtër për shkeljen, vendin (njësia zgjedhore dhe vendvotimi) dhe koha e shkeljes së votës.

Qytetarët mund të paraqesin shkeljen e votës duke i dhënë të dhënat personale apo në mënyrë anonime. Të gjithë paraqitjet komiteti do t’i hetojë me qëllim të vërtetohet vlefshmëria e tyre./Telegrafi/