Site icon Telegrafi

Maqedoni, pushime falas për fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale

Në mes të qershorit rreth dy mijë fëmijë nga familjet e rrezikuara sociale do të shkojnë në pushime verore falas, për çka janë siguruar tetë milionë denarë. Qeveria e filloi këtë projekt para katër vitesh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Deri më tani rreth 12 mijë vajza nga familjet në rrezik social dhe pranues të ndihmës së veçantë e kanë shfrytëzuar mundësinë për të shkuar për pushime verore ose dimërore. Në mes të qershorit do të shkojnë edhe rreth dy mijë në pushime verore dhe për këtë janë siguruar rreth tetë milionë denarë, ndërsa gjatë dimrit do të shkojnë edhe rreth një mijë fëmijë për pushime dimërore’, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pas hapjes së zyrës për kontakte të Fondit për risi dhe zhvillim teknologjik.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët nga familjet në rrezik social dhe me të ardhura shumë të ulëta, të cilët janë të varur nga mbështetja për të shkuar në pushim si dhe moshatarët e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version