Site icon Telegrafi

Maqedoni, punëtorët seksual kërkuan avancimin e të drejtave (Video)

Nën moton “Dekriminalizim tash!”, kërkojnë heqjen e të gjithë neneve nga Kodi Penal që i vë në shënjestër ato.

Numri i njerëzve që merrem profesionin më të vjetër vazhdimisht rritet, por ankohen se shteti akoma nuk e ka rregulluar statusin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë “të gjithë dinë ku të blejnë dashuri për para, por gjithkush hesht. Në vend që të bëhemi bashkëpunëtorë në luftën kundër krimit, punëtorët seksual janë të detyruar të punojnë në kushte sikur në filmat që kanë temë krimin”.

Para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës, punëtorët seksual filluan marshin e tyre, i cili është i organizuar në suaza të fushatës për shënimin e 17 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punëtorëve seksual./Telegrafi/

 

Exit mobile version