Buxheti për vitin 2018 është projektuar me 211,7 miliard denarë ose 3.44 miliardë euro, në pajtueshmëri me projektet, të hyrat janë planifikuar 193.5 miliardë ndërsa deficiti buxhetor 18.2 miliardë denarë ose 2.7% prej BPK-së, e madje edhe janë paraparë edhe 24.7 miliardë denarë për të dalura kapitale.
Me propozim buxhetin parashihet edhe rritje e pagave në arsim, shëndetësi si dhe rritje e pensioneve. Daljet janë 4.1 % më shumë se nga viti i kaluar.
Një pjesë e të dalurave janë paraparë për pensione, mbrojtje të fëmijëve me 32%, 19% për zhvillim ekomomik dhe punë financiare, 14% për shëndetësi, 11% për arsim, shkencë dhe sport dhe 5% për ndërtimtari, transport, komunikacion e ekologji, bujqësi dhe rendin publik e siguri, 3% për mbrojtje, 2% për punë te jashtme, eurointegrime dhe kulturë si dhe 1% për gjyqësorin dhe zhvillimin rajonal.
Janë paraparë edhe paga më të larta në ARM, punësime të reja në çerdhet për fëmijë si dhe rritje prej 5% për shëndetësinë dhe arsimin.
Sa i përket investimeve kapitale janë paraparë edhe mjete për mbarimin e rrugës Demir Kapi-Smokvicë e më pas edhe rekonstruimi i Korridorit 10, ndërtimi i hekurudhës në Korridorin 8, hekurudha Manastir-Kremenicë dhe ndërtimi i rrugës Gradsko-Drenovë, për të cilën gjithsej janë paraparë 3.5 miliardë denarë.
5.9 miliard denarë janë planifikuar për infrastrukturë komunale dhe ndërtim të sistemit të gazit, ujërave dhe kanalizimeve, për investime në TIRZ janë paraparë 431 milionë denarë, për ndërtim të çerdheve, objekteve sportive dhe shkollave fillore dhe të mesme janë planifikuar 2.4 miliardë denarë, për investime në shëndetësi 1.9 miliardë denarë, mbrojtje 1 miliard denarë, gjyqësori 531 milionë denarë, siguria publike dhe punë të brendëshme 917 milionë denarë./Telegrafi/