Site icon Telegrafi

Maqedoni, procedurat për lindjet e fëmijëve prindërit mund t’i kryejnë në spital

Ministria e Shëndetësisë, Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme në Maqedoni me një memorandum bashkëpunimi do të ndryshojnë metodën e regjistrimit të fëmijëv pas lindjes.

Këtë e konfirmoi ministri i shëndetësisë, Arben Taravari i cili në një takim me Oliver Spasovskin e MPB-së ranë dakord që procedurat ligjore t’i zhvendosin në spital e jo të enden prindërit për regjistrimin e fëmijëve në 3-4 institucione si deri tani, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë nismë nga Ministria e Shëndetësisë e kanë quajtur si ”Mirë se vjen bebe”.

”Me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Zyres së librit të regjistrave, Sila Muslioski, sot i finalizuam përgatitjet për projektin “Mirë se vjen bebe”. Një projekt i ri në bashkëpunim me Termini Im, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë – Zyra e librit të regjistrave, e cila do ta lehtësojë procedurën për marrjen e çertifikatave të lindjes nga foshnjat e sapolindura.” është shkruar dje nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version