Në kabineti i kryetarit Stevo Pendarovski sot pasdite mbahet mbledhja e dytë e Këshillit për Siguri ku do të diskutohet për çështjet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit si dhe për problemin e ndotjes së ajrit.
Në pjesën e parë të mbledhjes ku do të diskutohet për sigurinë dhe mbrojtjen, krahas anëtarëve të këshillit, marrin pjesë edhe drejtorët e Agjencisë për Siguro Shtetërore, Viktor Dimovski, i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu, dhe drejtori i Agjencisë Tekniko-operative, Zoran Angellovski si dhe Gjeneral, Vasko Gjurçinovski, përcjell Telegrafi Mqedoni.
Siç njoftoi më herët kabineti i kryetarit Stevo Pendarovski, në debatin për ndotjen e ajrit do të marrin pjesë tre përfaqësues të shoqatave qytetare që në periudhën e fundit kishin takim me Pendarovskin për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Ata atëherë përmes një letre dhanë propozime dhe nisma për tejkalimin e ajrit të ndotur nga deponitë e djegura, zjarreve dhe zjarreve në hapësira të hapura. Anëtarëve të Këshillit për Siguri do t’u bashkëngjiten edhe ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, zëvendësministri, Jani Makraduli si dhe Fejzulla Spahija, drejtor i Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor./Telegrafi/