Telegrafi

Maqedoni, prezantohet raporti për vdekshmërinë nga sëmundjet malinje

Të dhënat mbi vdekshmërinë nga sëmundjet malinje në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2010-2016 do të paraqiten sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) të Republikës së Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Instituti sot njoftoi prezantimin e rekomandimeve për parandalim nga Bashkimi Ndërkombëtar për parandalimin e kancerit.

Të dhënat e Instituti do të prezantohen me rastin e 4 shkurtit- Dita Ndërkombëtare e luftës kundër kancerit e cila festohet këtë vit me moton “Ne mundemi. Unë mundem”. /Telegrafi/