Site icon Telegrafi

Maqedoni, Plenumi i mësimdhënësve kërkon kthimin e kompetencave nga komunat në MASH

Plenumi i mësimdhënësve nëpërmjet të një kumtese njoftoi se njëra nga kërkesat kryesore është kthimi i kompetencave nga qeverisja lokale te Ministria e arsimit dhe shkencës, sepse decentralizimi ka sjellur një sërë dukuri negative në arsimin fillor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga kolegët tonë mësojmë se këta ditë përfaqësuesit rajonal të SASHK, mbase edhe vetë Nedellkov, mbajnë mbledhje intenzive me anëtarësinë, tek tv cilët duan ta paraqesin Plenumin e mësimdhënësve si të keq, ndërsa meritat nga reformat e ardhshme në arsim t’i pranojnë vetë ato”, thuhet në kumtesën e Plenumit të mësimdhënësve.

Nga Plenumi thonë se njëri nga ndryshimet më të rëndësishme të propozuara nga mësimdhënësit është kthimi i kompetencave që tani kanë komunat t’i kthehen MASH-it, sepse besojnë se ky decentralizim në arsim, që morri edhe miratimin e SASHK ka sjellur shumë dukuri negative në arsimin fillor, si për shembull, furnizim i vonuar me material për nxemjen e shkollave në shumë komuna, mekanizmi i komplikuar që rezulton me vonesën në lëshimin e pagave të mësimdhënësve./Telegrafi/

Exit mobile version