Site icon Telegrafi

Maqedoni: Planifikohet të formohet ekip ekspertësh ndërshtetëror për hekurudhën drejt Bullgarisë

Ilustrim: Hekurudha e Ferizajt (Foto e bërë nga Franz Baron Nopcsa më 1903)

Planifikohet të formohet ekip i përbashkët i ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria me qëllim që të bashkëpunohet në projektin për hekurudhë të Korridorit 8.

Kështu njoftoi Ndërmarrja Publike vendore për infrastrukturë hekurudhore pas takimit të drejtorit Festim Halili me kolegun e tij bullgar, Krasimir Papukçinski, që u mbajt në Sofje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Halili dhe Papukçinski në mbledhjen në zyrën e Hekurudhave të Bullgarisë në Sofje kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy kompanive hekurudhore të orientuara drejt lidhjes hekurudhore me Bullgarinë përmes Korridorit 8.

Ndërlidhja hekurudhore mes dy shteteve planifikohet për në vitin 2023. Progresi i punëve të aksit të parë nga hekurudha drejt Bullgarisë, Kumanovë – Bellakovcë, në fund të vitit të kaluar ka qenë 65 për qind, ndërsa institucionet kompetente premtuan se do të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit./Telegrafi/

Exit mobile version