Site icon Telegrafi

Maqedoni, pjesa më e madhe e stacioneve të matjes së cilësisë së ajrit nuk funksionojnë

Foto ilustrim

Vetëm katër nga 18 stacione matëse të matjes së cilësisë së ajrit shfaqin rezultatet e ajrit të ndotur.

Te 14 stacionet tjera thuhet se nuk maten apo nuk japin të dhëna për ndotjen momentale të ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këtë vit, Kumanova iu bashkua kryeqytetit të Shkupit në renditjen botërore si qytete më të ndotura.

Edhe pse sezoni i ngrohjes ende nuk ka nisur, po vërehet ndotja e ajrit në të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Vitin e kaluar, Bashkia e Shkupit ndërmori masa kundër ndotjes së ajrit dhe në rast të ndotjes ekstreme autobusët do të jenë pa pagesë, do të kufizohet numri i qarkullimit të automjeteve kurse çmimet e parkingjeve do të dyfishohen.

Problemi i ajrit të ndotur do të jetë më i madh me uljen e temperaturave. Vendi për çdo vit ka probleme me ndotjen e ajrit, në veçanti në qytetet si Tetova, Shkupi, Kumanova, Gostivari dhe Manastiri./Telegrafi/

Exit mobile version