Site icon Telegrafi

Maqedoni, për shkak të vërshimeve, komunikacioni në ndërprerje në disa drejtime rrugore

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të rënduara, nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri më 100 metra në Stracin dhe deri më 150 metra në Pletvar, paralajmërojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga ora 1:00 ka ndërprerje të plotë të komunikacionit nv rrugën rajonale Vallandovë-f.Udovë, për shkak të ujit të shtuar në lumin e Kalkovës.

Rruga lokale f.Zheleznec – f.Mallo Ilino në Demir Hisar nuk është i kalueshëm për shkak të reshjeve intensive të shiut. Në drejtimin rrugor Mavrovë – Galiçnik, 100 metra para Çezmës së Mbretit komunikacioni zhvillohet në kushte të rënduara për shkak të derdhjes së ujit në rrugë. Në këtë vend është vendosur sinjalizim përkatës. Rekomandohet që kjo rrugë të mos shfrytëzohet deri në sanimin e saj dhe normalizimin e komunikacionit në të.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh kushtet e motit dhe ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018./Telegrafi/

Exit mobile version