Site icon Telegrafi

Maqedoni, për diplomatët e arrestuar do të veprohet sipas marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me diplomatët e arrestuar në Serbi tha se Maqedonia e Veriut do të veprojë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare që i ka pranuar dhe mbështetur si dhe do të kërkohen të gjitha aktetet juridike për mbrojtje të qytetarëve.

“Diplomatët derisa nuk i kërkon ndonjë vend vlejnë ligjet e njëjta si çdo qytetar dhe ne nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim nëse dikush nuk e kërkon. Vet diplomatët, përkatësisht punonjës në MPJ punojnë brenda edhe në misionet tona, përkatësisht në ambasada. Disa herë janë këtu, disa herë punojnë jashtë”, tha Zaev.

Për diplomatin i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar dhe më pas që u arrestuar në Serbi, siç tha Zaev, gjithë karrierën e tij ka punuar jashtë dhe brenda në shtet.

“Nuk dua të hyj në detajet se pse është kërkuar fletarrest ndërkombëtar dhe pse kërkohet ekstradim, këtë do ta thonë organet kompetente.”, tha Zaev.

Kryeministri tha se Maqedonia do të veprojë sipas dokumenteve ndërkombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version