Për dallim nga partia maqedonase në pushtet LSDM, OBRM-PDUKM tani për tani nuk ka qëndrim për propozimin për një njësi zgjedhore ose nëse mbështet lista të hapura.
Ndryshimi i modelit zgjedhor ende nuk është shqyrtuar nga organet partiake të OBRM-PDUKM-së thonë nga kjo parti duke shtuar se nëse bëhet ndryshimi i modelit zgjedhor, ata janë për modelin e shumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Partitë politike shqiptare nuk kanë qëndrim të unifikuar rreth modelit zgjedhor.
Aleanca për Shqiptarët kërkon tetë njësi zgjedhore, po aq sa ka edhe rajone, ndërsa nga Lëvizja Besa duan të përgjysmojnë nga gjashtë në tre njësi zgjedhore.
Për dallim prej tyre, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kërkon ndryshimin e modelit zgjedhor por pranon lista të hapura.
Më herë 12 deputet të partive më të vogla kërkuan një njësi zgjedhore dhe deri tani e kanë marrë vetëm përkrahjen e LSDM-së dhe kryetarit Stevo Pendarovski.
Partitë gjithashtu pritet të arrijnë marrëveshje edhe për Kodin Zgjedhor./Telegrafi/