Telegrafi

Maqedoni, partitë e vogla në afat sa më të shkurtë kërkojnë seancë kuvendare për ndryshimet e Kodit zgjedhor

Partitë e vogla politike kërkojnë në afat sa më të shkurtë të caktohet seancë plenare dhe të fillojë debati për ndryshimet në Kodin zgjedhor. I parashtruan edhe letër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Kërkojnë një njësi zgjedhore, model proporcional dhe pa prag zgjedhor.

Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit, përkujtojnë se Propozim-ligji për ndryshime të Kodit zgjedhor është parashtruar që më 5 mars 2021 dhe se ai është vendosur në rend dite në mbledhjen e caktuar për më 18 maj, por se deri më tani debati nuk ka filluar.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e ligjit, insistojmë, në afat sa më të shkurtë të caktohet seancë plenare dhe të hapet debat rreth Propozim-ligjit. Përndryshe, me ndryshimet propozohet që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një njësi zgjedhore, me model proporcional zgjedhor dhe pa prag”, ceket në kërkesë.

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët Pavle Trajanov, Maja Moraçanin, Monika Zajkova, Bobi Mojsoski, Ljupço Ballkoski dhe Bejxhan Iljas.

Kërkojnë të sillet ligji në afat prej tre muajve. Mbështetje për reformat zgjedhore do të kërkojnë nga të gjitha grupet e deputetëve dhe deputetët e pavarur. LSDM dhe OBRM-PDUKM, siç brifojnë iniciatorët e ndryshimeve të këtilla, parimisht e mbështesin propozimin, por do ta hapin çështjen për pragun zgjedhor.