Telegrafi

Maqedoni, një foshnjë me komplikime nga Covid-19, dërgohet për shërim në Zvicër

Foto: Ilustrim

Siç raportojnë nga ‘Nova‘, një dramë e vërtetë ka ndodhur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Një foshnjës i është vërtetuar tumor në tru, komplikim i cili mjekët thonë se vjen nga Covid-19.

Foshnja 10 muajshe është shtetas i Zvicrës me avion special është dërguar në spitalin e Zurihut, me çka është hapur aeroporti i Shkupit.

Foshnja 10 muajshe është në gjendje të rëndë shëndetësor dhe është dërguar para një jave në klinikë ndërsa drama ka ndodhur në klinikë kur është vërtetuar prania e tumorit në tru dhe poashtu është vërtetuar se gjyshja është pozitive me Covid-19.

“Foshnjë 10 muajshe është dërguar të dielën në gjendje të rëndë me temperaturë të lartë. Në klinikë mbeti 24 orë. Gjatë qëndrimit ka marrë rezultat pozitiv edhe foshnja edhe gjyshja, e cila kujdeset për foshnjën”, tha drejtorja e klinikës për ‘Nova‘, Natasha Nadanovska.

Pas kësaj ka nisur lufta që foshnja shpëtohet dhe të bartet në Zvicër, në Qendrën Klinikë të Zurihut./Telegrafi/